Marina zbulon dhuratën e parë për Margetin: Vogëlushja ime ndihet e llastuar
Më 24 nëntor Marina dhe Getoari u bënë prindër për herë të parë. Një princeshë iu shtua familjes së tyre dhe çifti i vendosnin emrin Marget.

“Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. Marget”, shkruanin Geti dhe Marina.

Pas kaq ditësh në qetësi nga rrjetet sociale, pasi po shijon çdo minutë me vajzën, Marina sot është rikthyer për të ndarë me fansat një dhuratë speciale që ka marrë.

Stilistja Elisabetta Franchi i ka dërguar Marinës një veshje për të dhe për të bijën.

“Vogëlushja ime ndihet më e llastuara në botë nga ty. Faleminderit nga thellësia e zemrës”, shkruan Marina, teksa të gjithë presim me padurim t’i shohim nënë e bijë së bashku të veshura me këtë dhuratë.





