Mario kërkon lirimin nga burgu: U vetëmbrojta

Mbrojtja e 14-vjeçarit, Mario Prelleshaj, i cili akuzohet për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e një tjetër bashkëmoshatari në sherrin e ndodhur më 18 Nëntor pranë shkollës “Fan Noli”, ka ankimuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” që iu caktua para dy javësh.

Avokati i të miturit ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke i kërkuar gjykatës një vendim që të mos përfshijë dënimin me burg.

Sipas tij, i mituri ka përdorur një thikë, e cila ka shkaktuar vdekjen e Martin Canit, për vetëmbrojtje dhe gjatë përleshjes ai ka mbetur i plagosur edhe vetë.

Më datë 30 Nëntor 2024, 14-vjeçari është ripyetur për 8 orë nga Prokuroria e Tiranës, me prezencën e avokatit, një psikologu dhe njërit prej prindërve të tij.

Pritet që në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm të hidhet shorti për caktimin e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Share With:
Translate »
28 Views