Marjona Metohu zbulon emrin e djalit në emision
Teksa tani ka hyrë në fazën e shijimit të shtatzënisë, Marjona Metohu tregon se fillimet e kësaj periudhe nuk ishin të lehta. Megjithatë, fatmirësisht për këngëtaren e njohur shqetësimet kanë qenë të vogla krahasuar me lumturinë që po ndiejnë ajo dhe bashkëshorti i saj.
Më herët gjatë intervistës në “Rudina” në Tv Klan, Marjona përmendi se Taulanti, bashkëshorti ishte i bindur që kur u vunë në dijeni të lajmit se do bëheshin prindër të një djali. Kaq e fortë ishte kjo bindje sa vendosën edhe emrin e vogëlushit, të cilin artistja e zbulon ekskluzivisht për emisionin.
Rudina Magjistari: Keni filluar të mendoni për emrin?
Marjona Metohu: Të lutem, emri është menduar fiks që kur babi ka thënë që do të kemi një djalë bashkë, e kishte menduar edhe emrin. “Do jetë djalë dhe do ketë këtë emër”.
Rudina Magjistari: E keni ndarë mendjen.
Marjona Metohu: E kemi ndarë mendjen dhe duam që djali të quhet Matias. Kur ia kam thënë mamit, ka thënë “o sa mirë paskeni bashkuar emrat tuaj, Marjona, Taulant” dhe vetëm aty na ra në mend të dyve që ky emër është deri diku një bashkim i emrave tanë.
Rudina Magjistari: Është e vërtetë, po ta mendosh. Një shenjë e bukur që flet për dashurinë dhe lidhjen tuaj të fortë.
Marjona Metohu: Po të kishte qenë ai këtu, do thoshte “ishte shenjë për të qenë djalë”.