Marka e njohur akuzohet për racizëm nëpërmjet imazhit të fëmijëve

Marka e njohur botërore e veshjeve, H&M është akuzuar për përmbajtje racizmi në reklamën e fundit të saj.

Më konkretisht bëhet fjalë për një reklamë në të cilën shfaqet një fëmijë me ngjyrë i cili ka veshur një triko të kësaj marke.

Trikoja mban mbishkrimin “majmuni më i paparë i xhunglës”. Ky mbishkrim në bluzën që fëmija me ngjyrë në mbate veshur, ka ndezur debate të shumta lidhur me qëllimin dhe përmajtjen raciste që kjo kompani ka transmetuar tek konsumatorët.

H&M-së i është dashur ta fshijë këtë reklamë nga qarkullimi dhe të kërkojë falje për mungesën e vëmendjes nga ana e tyre.

Share With:
Translate »
749 Views