Marrëdhënia e fëmijëve me paratë, çfarë duhet të dinë prindërit

Fëmijët e vegjël nuk kanë pikëpamje shumë të qarta se çfarë do të thotë para. Pra, ju prindërit mund t’i ndihmoni ata për t’i sqaruar dhe kuptuar ngadalë se gjërat më të bukura në jetë janë ato që nuk blihen. Në këtë përpjekje është e këshillueshme shmangia e frazave të mëposhtme.

Zamira Ibrahimi
Psikologe

Mundohuni në shtëpi, që kjo frazë të paktën, mos të dëgjohet shpesh. Sepse“sa kushton” do të thotë për një fëmijë që një lojë, një shfaqje teatrale nuk ka ndonjë vlerë në qoftë se nuk sjellin “faturën” me çmimin!

‘Më mirë miqtë të jenë të pasur!’

Kjo është diçka që nuk duhet thënë kurrë para një fëmije. Kjo pasi një fëmijë 3 ose 4 vjeç me siguri që nuk pyet nëse miqtë e tij janë të pasur apo të varfër. Por më vonë, mund të ndikohet dhe të krijojë shoqëri në bazë të interesit, gjë që do ta bëjë t’i mungojë mundësia për t’u zhvilluar emocionalisht brenda ngrohtësisë së një miqësie të vërtetë.

“E pe? Një përgjigje e duhur në lojën televizive – dhe fiton gjithë ato para!”  Me pak fjalë, paratë janë diçka që mund t’i fitosh, pa përpjekjen më të vogël. Mjafton të jesh “i zgjuar”. Në raste të tilla, para se të fikni televizorin, shfrytëzoni mundësinë për t’i treguar se për t’u përgjigjur saktë lojtari, patjetër që duhet të jetë një njeri i kulturuar, i cili ka lexuar dhe është arsimuar.

“Mos i shpërdoro paratë që t’i jap”

Domethënë që “unë të jap paratë, që dëshiron, por të “lidh” që t’i shpenzosh ashtu si dëshiroj unë”. Është sikur t’i thoni që nuk duhet të ketë frikë nga mjeku dhe nga ana tjetër kur ai bën diçka që nuk ju pëlqen, për ta kërcënuar t’i thoni “do shkojmë tek mjeku”.

Pra, si mund të bëheni të besueshëm te mesazhet që i përcillni kur ju vetë nuk i keni të qarta? Ajo që duhet të kuptojmë është që për t’u pasuruar emocionalisht shanset nuk vijnë kaq shpesh dhe në çdo moment të jetës tonë si në rastin e pasurimit material.

Emocionalisht zhvillohemi që në fëmijërinë tonë dhe nëse aty themelet çalojnë ato do dalin në dukje herët apo vonë.

Share With:
Translate »
839 Views