Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha japin lajmin e bukur: Jemi tre

Çifti i dashur për publikun, Marsela dhe Vitmar Basha ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ata folën për historinë e tyre të dashurisë, si dhe zbuluan shumë të pathëna.

Marsela dhe Vitmari treguan se tashmë janë tre. Një mace i është shtuar familjes së tyre dhe po iu hap goxha probleme, pasi dëshiron që të dalë jashtë gjithë kohës.

“Jemi tre dhe në këto momente ai i treti po bën një luftë të jashtëzakonshme sepse nuk është Shën Valentin vetëm për qeniet njerëzore, por edhe për atë. Është një kokëfortë dhe ka një dëshirë të jashtëzakonshme për të dalë jashtë. Ne jemi në katin e parë dhe macja ka mësuar vetë si të hapë derën edhe me çelës. Nuk dimë se çfarë t’i bëjmë derës”, tha Marsela.

Share With:
Translate »
1293 Views