Marsela Çibukaj ka disa ëndrra fëmijërie për Babagjyshin
Ne nuk e dimë se çfarë i keni kërkuar ju babagjyshit të Vitit të Ri, por Marsela sapo e ndau me të gjithë dëshirën e saj, tek e cila mund të gjejnë veten shumë njerëz.
“Disa herë të djelave zgjohem herët në mëngjes, vrapoj të ndez televizorin me shpresën që të shoh aventurat e ” Nils Holgersson”. Zgjohem duke imagjinuar aromën e kulaçëve që më bente mami të djelave në mëngjes. I skuqte mirë e mirë nga të dyja anët dhe akoma të ngrohta mi jepte mbi kapakun tipik të atyre kohërave, kapakun alumin i larë aq mirë me tel saqë kur e kisha në duar pasqyrohej kulaçi, copa e vogël e djathit të bardhë dhe unë bashkë me Nilsin. Mbaj mënd mangallin me prush që kishte salduar vet babi dhe që na e afronte tek këmbët që të rrinim ngrohtë. Ato ishin të djelat më të bukura “ever”. Çdo vit Babagjyshit i kërkoj po të njëjtën dhuratë: të kthehem ndonjë herë e vogël dhe të jetë përsëri e djelë që të mahnitesha përsëri me fluturimet e Nilsit dhe Mårten. Të shihja nga lart Globin ???? dhe problemet dhe të humbisja në ndodhit e Çufos. Një e djelë si atëherë kur prisnim Vitin e Ri me padurim për të ngrënë fshehurazi arrat midis petëve të bakllavasë dhe s’na zinte gjumi deri sa me datën 1 plot gëzim prisnim ardhjen e gjyshërve. Pak kthim në fëmijëri, këtë i kërkoj, që të shihja Botën për një të djelë me sytë plot jetë e dashuri sic vetëm fëmijët dinë të bëjnë. Aaa….. do ishte me siguri një super dhuratë ????. Po ju ? Cfarë i kërkuat Babagjyshit ju këtë vit??”, ka shkruar këngëtarja krah fotove të fundit, duke na kthyer pas në kohë e duke i ngjallur të gjithëve shumë nostalgji.
Vërtetë që mëngjeset kur Viti i Ri ishte pranë e te gjithë reshtoheshim para televizorit për të parë seriale për fëmijë, kuriozitete apo këngë janë ato që na bëjnë të ndjejmë më shumë mall.
Juve çfarë do i kërkonit babagjyshit? Apo të gjithë gëzojnë dëshirën e Marselës? Vetëm një ditë kthim pas në fëmijëri me kushtin për të gëzuar dhe shijuar dhe njëherë si atëherë.