Martesa e pestë me partneren 10 vjet më të re/ Nicolas Cage së shpejti baba, emri i veçantë për vogëlushen
Martesa e aktorit të famshëm Nicolas Cage, 57 vjeç, me partneret 10 vjet më të re ngjalli shumë polemika, teksa shumë njerëz thoshin se ndjenjat nuk ishin të dyanshme apo që do përfundonte shumë shpejt.
E megjithatë, tashmë një vit më pas, çifti po ecën shumë mirë, madje është në pritje të fëmijës së parë.
I ftuar në “The Kelly Clarkson Shoë”, sktori e ka zbuluar vetë këtë faktë duke thënë: “Unë do të bëhem babai i një vajze”. Partnerja e tij 27-vjeçare Rikoabata është 3-muajshe shtatzënë, ndërsa emri i vogëlushes do të jetë tepër i veçantë.
Vajza do të quhet Lennon Augie në nderim të John Lennon dhe babait të Nicolas, August Coppola.
Do ta quaj shkurt Lenny,”tregoi Cage në intervistë, ndërsa shtoi: “Jam i emocionuar. Do të jetë aventura më e madhe e jetës sime.”
Aktori shpjegoi se “Across the Universe” nga The Beatles është “kënga e tij e preferuar, kështu që Lennon dukej si emri më i përshtatshëm.
Shibata dhe Cage u martuan në Las Vegas në shkurt 2021, ndërsa fituesi i Oscar takoi gruan e tij të pestë në Shiga, Japoni dhe ata filluan të dilnin menjëherë pasi martesa e tij katër-ditore me Erika Koike u anulua në qershor 2019.
Cage i propozoi Shibata-s përmes FaceTime dhe i dërgoi asaj unazën prej ari dhe diamanti të zi me postë, në Japoni.