“Martohuni ose ndahuni”, djali i Akil Panos zhvillon dasmën me vajzën që dashuronte prej vitesh (VIDEO)

Pastori i famshëm Akil Pano dhe njëherësh kreu i koalicionit “Pro Familjes”, martoi djalin e tij të vetëm, Xhonatanin.

Më herët vetë Pano tregoi se djali i tij prej 5 vitesh është në marrëdhënie me një vajzë. Duke marrë parasysh konsolidimin e kësaj lidhjeje, ku vajza shkonte në familjen e Panos dhe vitet që ata kishin bashkë, pastori tha se i vendosi “ultimatum” të birit: ose të martohej ose të ndahej nga e reja.

“Atëhere nëse ju jeni bashkë i thashë, hajde ti japim lezetin kësaj gjëje”, tha Pano më herët.

Dasma është zhvilluar ditën e djeshme dhe padyshim në rrjetet sociale nuk kanë munguar pamje nga ceremonia.

Padyshim që nuk mund të ndodhte ndryshe dhe ka qenë pastori Akil Pano i cili ka celebruar të birin Jonathan me bashkëshorten e tij, Armida.

Pas ceremonisë në Kishë, nuk ka munguar edhe festa tradicionale ku familja me të ftuarit kanë kërcyer e kënduar. Gjithashtu në dasmë ka patur edhe një performancë të Akil Panos në piano.

Share With:
Translate »
35 Views