Maskë me mjaltë e karota kundër mastitit, infeksionit që prek nënat e reja gjatë ushqyerjes me gji

Ushqyerja me gji në muajt e parë të jetës së një foshnjeje është jetike, pasi ndihmon në zhvillimin e sistemit imunitar, e mbron nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, si dhe forcon lidhjen mes nënës dhe bebes. Megjithatë ekziston edhe një anë e errët e këtij procesi, mastiti. Po çfarë është ai?

Mastiti është një inflamacion i indit të gjoksit, që krijohet si pasojë e ndonjë infeksioni bakterial që prek thithkat. Mastiti shfaqet gjatë dhjetë javëve të para pas lindjes, por edhe në periudha më të vona. Shenjat e tij kryesore janë skuqje dhe irritim i thithkave, enjtje e gjoksit, temperaturë e lartë, djegie gjatë gjidhënies etj.

Maskë me karota dhe mjaltë: Si mjalti, dhe karotat kanë në përmbajtjen e tyre përbërës me veti antiinflmatore dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në trajtimin e këtij infeksioni. Por jo vetëm kaq, beta-karoteni hidraton lëkurën dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Merrni dy karota dhe ziejini. Më pas shtypini derisa të formohet një lloj pureje dhe shtoni 1 lugë gjelle mjaltë. Pasi t’i keni përzier bashkë, lëreni të ftohet dhe aplikojeni dy herë në ditë.

Share With:
Translate »
691 Views