Matchy-matchy duke uruar festat, Fjodora Fjora tregon për herë të parë të birin me fytyrë

Gazetarja e njohur shqiptare Fjodora Fjora, me një karrierë të gjatë televizive, vitet e fundit e ka marrë më shumë vëmendjen për jetën e saj private. Zgjedhja për të birësuar një fëmijë u prit me shumë entuziasëm dhe mori një sërë komentesh pozitive nga të gjithë. Por ne kurrë nuk e kemi parë me fytyrë deri më tani të voglin sepse Fjodora ishte shumë kadegorike në privatësinë e tij. Sot ajo vendosi të na e shuajë kureshjen të gjithëve duke postuar një foto me të birin, ku janë veshuar me bluza festive në një vend të dekoruar për festat e fundvitit, që tashmë kanë trokitur. Ata duken kaq të lumtur krah njëri-tjetrit dhe ne urojmë që të jenë gjithmonë kaq të bashkuar sa në këtë foto. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1175 Views