Maya për herë të parë me të birin në ekran rrëfen pengun e saj: Nuk do jem dot në çdo ditëlindje të tijën
Maya ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan, por këtë herë nuk erdhi e shoqëruar me të birin Jonas, të cilit i ka dedikuar së fundmi edhe një këngë.
Në bisedën për këngën e mëmësinë, Maya rrëfeu se është e mërzitur për faktin që nuk do jetë gjithë pranë për të birit në ditën e tij te lindjes, siç nuk ishte as këtë vit. “I bëra të gjitha gati para se të ikja me koncert dhe ai u argëtua shumë në kopsht me shokët e tij në ditëlindje. Por ende nuk e kupton që nuk më ka mua pranë. Sapo të rritet edhe pak do ja shpjegoj që mami të tillë punë ka dhe nuk mund të jetë përherë e pranishme në ditëlindjen e tij”, u shpreh Maya.
Jonas ka ardhur në jetë në 30 nëntor që përkon me festat kombëtare shqiptare dhe kjo përkthehet në punë për këngëtaren e muzikës popullore, e cila shpesh udhëton jashtë vendit.