Maya rrëfen fillimet e mëmësisë: “Nuk doja të ma preknin djalin!”
Maya ishte e ftuar sot në “E Diell” ku foli për rolin e saj si nënë, pas lindjes së djalit.
Këngëtarja e muzikës popullore ka treguar se deri në momentin kur djali bëri 6-muajsh, e ka pasur problem kontaktin e tij me njerëzit e tjerë, pasi i vogli nuk ishte vaksinuar ende.
“Deri 6-muajsh nuk doja të ma preknin djalin”, u shpreh ajo e pyetur nga Fjoralba Ponari.
Ndër të tjera këngëtarja foli edhe për mënyrën sesi ardhja në jetë e të birit shërbeu si një ilaç që u vendos mbi plagët e saj.