Mbani lotët! Publikohet kënga që vajza e Stefi Priftit ia kushtoi motrës ditën e dasmës
Stefi Prifti martoi vajzën e tij Maria në një dasmë tradicionale. Të pranishëm miq e kolegë të Stefit, dasma u shoqërua me një atmosferë të ndezur gjatë gjithë darkës së organizuar në një nga hotelet më të njohura dhe luksoze në kryeqytet.

Motra e Marias, kishte organizuar një suprizë që përloti të motrën në ditën e saj më të bukur. Një këngë dedikuar asaj, të cilën e këndoi me shumë emocion në dasmë, vajzat e Stefi Priftit emocionuan të gjithë dasmorët. Kids’Time ju solli një video ekskluzive nga kënga live në dasmë.
Ndërsa sot ajo këngë është publikuar në YouTube e plotë dhe është tejet emocionuese. Do t’ju ftojmë ta dëgjoni, por ju që keni motra, merrni më parë një shami për lotët. /Kids’Time/