Mbani lotët! Vajza i dhuron fshehurazi veshkën e saj të atit pasi ai kundërshtoi, momenti kur e babai e merr vesh

Një vajzë nga Misuri i ka dhuruar babait të saj, fshehurazi veshkën e saj.

John Ivanowski, i cili vuan nga një formë e sëmundjes së veshkave, ishte në një aparat dializë çdo dy ditë për rreth pesë orë në ditë.

Ndërsa vajza e tij Delayne, 25 vjeçe, i kërkoi atij që ta linte të dhuronte organin e saj për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës së tij, ai vazhdoi të thoshte jo dhe ta kundërshtonte.

“Ti je shumë e re, ke jetën përpara”, tha babai kokëfortë 60-vjeçar.

Por këmbëngulja e Delayne ishte shumë e madhe dhe kështu ajo filloi procesin e dhurimit pas pa dijeninë e të atit.

25-vjeçarja tha se kontaktoi mjekun e babait të saj dhe pasi ai u bë mjaft mirë për transplantin, ata filluan ta testonin për t’u siguruar që ajo ishte e pajtueshme.

“Do ta bëj. Nuk më intereson se sa i zemëruar është me mua. Nuk më intereson nëse më nxjerr nga shtëpia apo nëse më urren apo nuk më thotë asnjë fjalë për gjithë jetën”, tha ajo për ABC News.

“Të paktën ai do të jetojë një jetë të mirë dhe nuk do të jetë i lidhur me një pajisje.”

Babai nuk e dinte deri në momentin kur vajza hyri në dhomën e tij dhe e pa me veshjen e spitalit.

Momenti prekës u filmua dhe u postua në TikTok nga Delayne, teksa babai i saj në tronditje të plotë kur hyri brenda.

VIDEO prekëse, vajza i dhuron fshehurazi veshkën e saj të atit

@n.mas

Delayne Ivanowski compartió en sus redes sociales un video del momento en el que su papá se entera que ella fue la donante del riñón que le fue trasplantado. Durante 8 meses Delayne se sometió a todos los exámenes y pruebas necesarias para verificar que su riñón era compatible con su papá, identificado como John Ivanowski, quien debido a una deficiencia de inmunoglobulina necesitaba de este órgano para dejar de someterse a hemodiálisis dos veces a la semana. Tras la cirugía, Delaney esperó el momento adecuado para sorprender a su papá, que no pudo contener las lágrimas al saber quién fue su donante. “¡Los secretos finalmente se descubren! ¡Mi riñón está funcionando fantásticamente en mi papá! El apoyo que he recibido ha sido realmente increíble. Brindo por donar vida”, escribió la joven. #tiktokinforma #parati #transplante #riñon #padre #hija

♬ Gymnopedie no.1 / Satie [Piano solo](256275) – takai

Share With:
Translate »
177 Views