Mbeti shtatzënë me shqiptarin, gjermania: Fëmijët e mi nuk e pranuan dot

Zemra e ka sjellë Katerinën nga Gjermania në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan për rubrikën “Ka Një Mesazh Për ty”. Në atdheun e saj ajo u dashurua pas Leonit, një djali nga Vlora me të cilin sot ka një vajzë.

Katerina  ka edhe dy fëmijë të rritur nga një marrëdhënie e mëparshme e 8 viteve më parë. Shkak i  ndarjes së saj me Leonin u bë pija sepse ajo ndihej e shqetësuar nga fakti që konsumonte alkool. Gjendja përkeqësohej edhe më shumë nga fakti që fëmijët e saj dhe Leoni nuk ndërtuan një raport. Kjo ndikoi edhe në mospranimin e shtatzënisë së nënës së tyre dhe largimin nga shtëpia.

 

Ardit Gjebrea: Lidhja mes fëmijëve të tu dhe Leonit, ishte një lidhje e cila nuk u pranua prej  Leonit apo xhelozia e fëmijëve për mamanë?

Katerina: Unë mendoj se të dyja palët nuk e pranuan njëri-tjetrin. As nga ana e tij e as nga fëmijët e rritur. Ishte e vështirë të pranonin një njeri tjetër në jetën time. Gjatë kësaj kohe e kemi parë që pas punës ai pinte alkool, ndonjë birrë apo diçka tjetër. Gjë që i bënte fëmijët të mos ndiheshin mirë. Për mua nuk përbënte problem pasi  ai është i rritur. Shpeshherë kishim shumë zënka dhe kjo krijonte situata jo të mira. Unë mbeta shumë shpejt shtatzënë kur isha me të. Ai përpiqej shumë për lidhjen, por nuk funksionoi.

Ardit Gjebrea: Në momentin që ti mbete shtatzënë, si reaguan dy fëmijët e tu?

Katerina: Ata nuk u ndjenë fare mirë dhe nuk e donin këtë gjë. Por nuk kishin çfarë të thonin. Ishte  vendimi im.  Për faktin që ndodhi kështu, ata u kthyen te babai i tyre. Natyrisht pati shumë debate në familje. Vendosa ta mbaja fëmijën, nuk isha e përgatitur, por ja që ndodhi.

Katerina shton se pas rreth 7 muajsh tërheqjeje nga pija, Leoni iu rikthye për shkak të gëzimit nga ardhja në jetë e së bijës. Kjo i shkaktoi asaj një zhgënjim të thellë dhe solli shkëputjen mes tyre, por ajo pranon se zemra e saj i përket ende atij.

Share With:
Translate »
85 Views