Mbi 1 milion fëmijë të moshës 12 deri në 15 vjeç janë vaksinuar kundër Covid në Angli

Më shumë se një milion fëmijë të moshës 12-15 vjeç në Angli janë vaksinuar kundër Covid-19. Britania miratoi vaksinimin e fëmijëve kundër Covid që nga 20 shtatori.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha: Mbi një milion fëmijë të moshës 12 deri në 15 vjeç janë të mbrojtur nga koronavirusi. Kjo është një arritje fenomenale dhe do të luajë një ndryshim të madh në rifillimin e shkollës, mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe jetës së tyre nga Covid-19.

Britania ka regjistruar 9,561,099 raste  dhe 142,898 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Share With:
Translate »
147 Views