Mbidozat e kësaj vitamine mund të çojnë deri në koma, ja për çfarë bëhet fjalë

Shpeshherë shqetësohemi për mungesat që shfaqim ndaj vitaminave, pa e ditur se mbidozat e tyre jane po aq të rrezikshme e të dëmshme për organizmin sa defiçitet. Vitamina A është një prej vitaminave që shkakon më shumë probleme, nëse e teprojmë me dozën e saj. Kjo, sepse nëse disa vitamina mund të nxirren me lehtësi nëpërmjet urinës si vitamina C dhe grupit të vitaminave B , vitamina A nuk është e tretshme në ujë dhe qëndron në organizmin e njeriut, pra nuk sekretohet jashtë.

Mëlçia është organi ku ruhet vitamina e papërdorur A, e këtu mund të ruhet vetëm një sasi e kufizuar e kësaj vitamine. Mbidozat e vitaminës A mund t’ju bëjnë të ndiheni të përgjumur, të trullosur dhe nervozë, deri t’ju fusë në koma. Ju mund të përjetoni dhimbje barku dhe të vjella. Mjekët thonë se mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë presion në tru duke prekur sistemin nervor. Nga ana tjetër, mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë shenja dhe simptoma të tilla si probleme me shikimin , humbje oreksi, ndjeshmëria ndaj dritës, thatësi te lëkurës dhe kruarje, plagë në gojë, verdhëz, humbje të flokëve etj.

Share With:
Translate »
510 Views