Mblidhen 36 mijë £ për tifozen që na preku me lotët e saj, ja për çfarë do t’i shpenzojë familja e saj

Një burrë që mblodhi 36 mijë funte për vogëlushen tifoze të Gjermanisë, e cila u filmua duke qarë në një ndeshje të Euro 2020, thotë se paratë do të shkojnë për bamirësi, derisa edhe familja e saj tashmë është identifikuar.

Sipas BBC, Joel Hughes nga Caerleon, Newport i Uellsit, nisi një mbledhje fondesh “për të treguar se jo të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar ishin të tme.rrsh.ëm”.

Disa tifozë të Anglisë kanë bërë komente abu.zive në lidhje me vogëlushen, pasi ajo u fotografua duke qarë gjatë humbjes me 2-0 të Gjermanisë në stadiumin Wembley.

 

Në një deklaratë në faqen e mbledhjes së fondeve, familja e vajzës tha se donin që paratë t’i dhuroheshin UNICEF-it.

“Në interes të vajzës dhe familjes tonë, ne do të dëshironim të mbeteshim privatë. Megjithatë, dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për mbështetjen tuaj të mahnitshme”, lexohet në deklaratë.

Share With:
Translate »
400 Views