Mbretëresh Elizabeth edhe me të motrën i ka marrdhëniet ‘copë-copë’
Jo vetëm Harry dhe William, por edhe pjestarë të tjerë të familjes kanë marrëdhënie të trazuara. Andrew Morton, një shkrimtar që merret prej vitesh me biografinë e familjes mbretërore, në librin e tij të ri “The Intimate World of the Windsor Sisters” është përqendruar në historinë pak të njohur të dy motrave të mbretëris, Margaret dhe Elizabeth.
Në libër marëdhënia e dy motrave është nga historitë më të pabesueshme dhe interesante të familjes mbretërore.
Ato për 10 vite u rritën larg fronit dhe diferenca e vogël në moshë solli që vajzat të rriteshin si binjake, me një Elizabetë që u soll “në nivelin” e Margaret, 4 vite më e vogël.
Sipas Morton krisja nisi që prej kurorëzimit të babait të tyre George VI ku Elizabeth u edukua nga Mbretëresha dhe Margaret u bë “e dyta e përjetshme”.
Magaret kishte një natyrë emocionale, kurse Elisabeth ishte e kujdesshme. Dy figura që papritmas e gjetën veten të ndarë me kriza të dukshme dhe një xhelozi të theksuar. Aq sa Margaret në një takim pune të Elizabeth me Kryeministrin i tha: “Nëse nuk do të ishe mbretëreshë askush nuk do të fliste me ty“.
Morton sjell një kendvështrim të ri për Mbretëreshën e cila sipas shkrimtarit ishte e gatshme të linte fronin për motrën e saj. Në atë që u quajt çështja Townsend. Por kjo është një histori tjetër magjepsëse, ka thënë autori.