“Mbretëresha Geraldinë” sjell risitë e reja për ekografinë
SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” organizon në datën 19 tetor, një aktivitet që u vjen në ndihmë mjekëve obstetër gjinekologë, për perfeksionimin e aftësive të tyre në përdorimin e Dopplerit me qëllim, vëzhgimin paraprak të mirëqenies së bebit

E pyetur për rendësin e aktivitetit, drejtoresha e Spitalit si dhe organizuesja e eventit Prof. Asc Eliona Demaliaj thotë: “Ky aktivitet është i rëndësishëm për të theksuar një nga metodat e kontrollit të mirëqenies fetale siç është Doppleri në Obstetrike. Sot, ekografi obstetrikale me power doppler, kanë të gjitha spitalet si universitare, rajonale dhe pothuaj ato bashkiake. Kështu që përmirësimi i njohurive në këtë drejtim është i vlefshëm për të gjithë mjeket, me qëllim rritjen e aftësive të tyre. Ministria e Shëndetësisë ka pajisur pothuajse gjithë spitalet me ekografi të cilësisë së lartë. Ne bëjmë aktivitet për rritjen e aftësive tona.”,- shton Demaliaj. Aktiviteti zhvillohet në ‘Hotel Tirana’ dhe mirëpret të gjithë mjekët e interesuar./