Mbretëresha Margarethe ua hoqi titujt fëmijëve të Princit Joachim sepse ai dashuron kunatën?

Javën e kaluar, Mbretëresha Margarethe II tronditi publikun kur njoftoi se fëmijëve të Princit Joachim të Danimarkës do t’u hiqen titujt vitin e ardhshëm.

Mbretëresha shpjegoi se donte që nipërit e saj – Nikolai, 23 vjeç, Felix, 20, Henrik, 13 dhe Athena, 10 vjeç – “të ishin në gjendje të formësonin ekzistencën e tyre pa u kufizuar nga konsideratat dhe detyrimet e veçanta që një lidhje formale me Shtëpinë Mbretërore si institucion nënkupton.

Megjithatë, një raport i ri pretendon të kundërtën.

Sipas një medie spanjolle, arsyeja e vërtetë mund të jetë se Joachim dikur ishte “thellësisht i dashuruar me kunatën e tij”, Princeshën e Kurorës Mary. Ndërsa akuzat mund të duken të rënda, Princi Joachim ka pranuar se marrëdhënia e tij me Mary-n dhe vëllain e tij më të madh, Princin e Kurorës Frederik, është “e ndërlikuar”.

Thashethemet për dashurinë e Joachim-it për Mary-n nisën kur ai filloi të takohej me gruan e tanishme, Princeshën Marie, e cila jo vetëm që ka një emër të ngjashëm, por gjithashtu ka një “ngjashmëri fizike të madhe” me bashkëshorten e vëllait të tij, vuri në dukje gazeta.

Plus, një revistë suedeze publikoi më parë një foto ku Princi dukej se po përpiqej të puthte Mary-n në një festë.

“Me shenja të dukshme dehjeje, duket se djali më i vogël i mbretëreshës Margarethe u përpoq të vendoste buzët në gojën e kunatës së tij. Ajo iu shmang si mundi dhe me një buzëqeshje të patrazuar, ndërsa [gruaja e tij] Marie ishte dëshmitare e momentit të sikletshëm”, thuhet në artikull.

Pasi Mbretëresha Margarethe njoftoi vendimin, Princi Joachim tha se fëmijët e tij ishin të mërzitur dhe të hutuar se pse papritmas po u hiqeshin titujt.

Share With:
Translate »
133 Views