Mbretëresha nuk i ka trashëguar vetëm titullin princeshës Charlotte; Këto janë fotografitë ku ato janë kopje e njëra-tjetrës
Trashëgimtarja e katërt e fronit, Princesha Charlotte, festoi katër vjetorin në 2 maj të këtij viti dhe është krejtësisht e qartë dhe lehtësisht e kuptueshme kujt i ngjan.

Tani stërgjyshja e saj, Mbretëresha është 93 vjeç dhe duket se nuk i ka trashëguar të voglës vetëm titullin!

Tek shohim fotot e grumbulluara nga HarpersBazaar mund të vëmë re fare qartë se Charlotte ka pak tipare të përbashkëta me mamin Kate dhe babin William.

E nëse natyrshëm lind pyetja se kujt i ngjan princesha e vogël e familjes, mos u mendoni gjatë, Charlotte është kopja identike e mbretëreshës Elizabeth dhe këto foto e vërtetojnë më së miri këtë ”teori”.

Urojmë që Charlotte t’ia arrijë ditës të drejtojë mbretërinë angleze njëlloj si stërgjyshja e saj, e të jetë jetëgjatë dhe e suksesshme si ajo.







