Mbretëresha shtroi drekën e Krishtlindjeve por të vegjëlve s’ju pëlqeu edhe aq…
Dreka e Krishtlindjeve është një prej eventeve më të rëndësishme të vitit për familjen mbretërore. Mbretëresha Elizabeth ka mbledhur gjithë familjen në një drekë në Buckingham Palace, por George dhe Charlotte s’paskan qenë hiç në qejf. Shikojini këto fytyra. Sikur i ke marrë me zor në drekë. Ndoshta e kanë ditur që aty do të rrinë ulur në karrige e do të shohin të rriturit teksa bisedojnë, ndërkohë që duhet të mbarojnë pjatat me ushqime që s’para ja u ka shumë qejfi t’i hanë.

