Mbretërorëve u soset durimi me Harry-n dhe Meghan: Kjo nuk është mënyra për të rifituar familjen

“Familja mbretërore është ‘plotësisht e lodhur’ me ‘rrymën e dezinformatave’ nga Duka dhe Dukesha e Sussex-it”, kështu pohuan burimet pranë mbretërorëve mbrëmë.

Komentet vijnë në vazhdën e publicitetit të Princit Harry për autobiografinë e tij të re, “Spare”, që do të publikohet javën e ardhshme, gjatë së cilës ai ka pohuar se familja e tij “nuk ka treguar absolutisht gatishmëri për t’u pajtuar”.

Ai pohoi se do të donte të pajtohej me babanë dhe vëllanë në të dyja intervistat me Tom Bradby të ITV dhe Anderson Cooper të CBS, të cilat u publikuan dje.

Një person i brendshëm mbretëror tha për Mirror: “Gjithçka duket shumë e përsëritur. Goditja e vazhdueshme me snajper e Harry-t është mjaft e lodhshme dhe ai e di fare mirë se ka shumë pak gjasa që ata të përfshihen në një betejë debatesh”.

Pra familja mbretërore dhe ekspertët mbretëror nuk e besojnë Harry-n dhe as dëshirën e tij për pajtim.

Share With:
Translate »
89 Views