Mbreti i Suedisë largon nipërit dhe mbesat nga shtëpia mbretërore
Mbreti i Suedisë ka larguar pesë nga nipërit e mbesat e tij nga shtëpia mbretërore, informon dritare.net
Vendimi i mbretit Carl XVI Gustaf do të thotë që fëmijët nuk kanë më titullin e lartësisë mbretërore dhe nuk pritet të kryejnë detyrat zyrtare mbretërore.
Ata do të mbeten anëtarë të familjes mbretërore dhe do të mbajnë titujt e tyre të dukëve dhe dukeshave.
Ndryshimi nuk ka prekur dy nipërit e mbretit që janë në linjë të drejtpërdrejtë me fronin.