“Mbrojtësja ime!”/ Me fotot nga fëmijëria, Dua Lipa i bën urimin e veçantë për ditëlindje së ëmës

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, Anesa Lipa sot feston ditëlindjen.

Në këtë ditë kaq speciale për të nuk kishte se si të mungonte urimi i artistes.

Ajo është kthyer pas në kohë duke postuar në Instagram disa foto kur ka qenë fëmijë së bashku me nënën e saj, teksa krahas tyre ka bërë një shkrim të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen mami!!! Mbrojtësja ime!!! Femra më magjepsëse që njoh! Të dua”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë që këngëtarja shpesh herë ka treguar se është shumë e lidhur me prindërit e saj, teksa ndan me ndjekësit foto nga momente me speciale që ajo kalon me ta.

 

 

Share With:
Translate »
367 Views