Mbytet në Fushë-Arrëz një 10-vjeçar, dyshohet se ka rrëshqitur në liqen
Një fëmijë i mitur, 10 vjeç, dyshohet se është mbytur pasditen e sotme në rezervuarin pranë fshatit Iballë në Fushë Arrëz.
Ai dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, e për pasojë është mbytur.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme.