Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë/ Gjykata merr vendimin për Indrit Bajraktarin
Indrit Bajraktari, i arrestuar për mbytjen e 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë, është lënë në burg nga gjykata.
Sipas mjekësisë ligjore, vajza ka vdekur si pasojë e mbytjes teksa hetimet thonë se i riu që ishte në skaf me të, nuk i ka dhënë asnjë ndihmë por ka nxituar të dalë nga deti dhe më vonë ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Pronari i skafit ka pohuar se dy të rinjtë kanë kërkuar me qera skafin për 30 minuta teksa pak më vonë, një pushues i tha pronarit se një nga të rinjtë po mbytej. Pronari hyri në det dhe ka vënë re Indritin teksa po dilte me not i vetëm. Menjëherë e ka pyetur se ku ishte vajza, por Indriti i ka thënë se ajo ka takuar në breg xhaxhain e saj dhe ishte me të. Pronari ka dyshuar teksa i riu ka tentuar të largohet, por ai nuk e ka lejuar dhe i ka kërkuar Indritit ta çojë aty ku është vajza. Së bashku, kanë ecur për 20 minuta ndërsa pas kësaj, pronari ka telefonuar menjëherë policinë e cila ka ndaluar Bajraktarin.