Mc Kresha dhe familja e tij shpërngulen përgjithmonë në Kanada? Zbulohet vendimi i reperit
Më herët këtë javë Mc Kresha u bë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij, Erzina, pritën në jetë një djalë. Ndonëse vetë artisti nuk ka bërë asnjë reagim publik, mediat zbuluan lajmin e ëmbël e madje edhe emrin e të voglit. Çifti e ka pagëzuar djalin me emrin Din.
I vogli ka ardhur në jetë në Kanada, ku Mc Kresha bashkë me Erzinën dhe vajzën e tyre u zhvendosën para mëse 1 viti. Por, a janë shpërngulur ata përgjithnjë në kontinentin amerikan?
Në fakt, jo. “Prive” raporton se pas disa muajsh Kresha dhe Erzina me vajzën, Iza, dhe djalin, Din, do rikthehen në Kosovë. Ata do vijojnë jetën e tyre në Prishtinë e ky vendin ka ardhur pikërisht prej karrierës dhe angazhimeve profesionale të të dyve.
