Me Atarën në bark dhe në krahë, formula e lumturisë për Orindën është vetëm një!
Borën e fundit një vit më parë, Orinda e shijoi me Atarën në bark, teksa i gëzohej momentit më të lumtur në jetë.
Ndërsa tanimë moderatorja ka publikuar disa foto të tjera ku duket se borën po e shijon me Atarën në krahë.
“O Atara ime! O dhurata më e bukur ndonjëherë.. Lavdi Perëndisë”, ka shkruar Huta në fotot ku shfaqet me të bijën në krahë.
Të qeshura, me diellin përballë dhe bardhësinë e borës, Orinda dhe Atara po krijojnë kujtimet më të bukura, gjithmonë pranë njëra- tjetrës.