“Me braktisën të gjithë miqtë”, 20-vjeçarja pret fëmijën e dytë nga burri i saj 53-vjeçar
Isabella një vajzë vetëm 20 vjeçe ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj 53-vjeçar. Çifti ka 33 vite diferencë në moshë, por kjo nuk përbën asnjë problem për asnjërin nga të dy. Pesë muaj pas lindjes së fëmijës së parë Isabela mbeti sërish shtatzënë dhe janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë.
Isabella Sainz thotë se të gjithë kujtojnë që i fejuari Joseph Conner 53 vjeç është babai i saj. 53-vjeçari është një polic i dalë në pension, ndërsa Isabella shprehet se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me të.

Çifti nga Florida ishin njohur vetëm një muaj përpara se Isabella të mësonte se ishte shtatzënë. Joseph është babai i gjashtë fëmijëve, pasi ai ka katër fëmijë nga martesa e tij e parë. Të dy po planifikojnë dasmën e tyre, ku Isabella rikujton fillimet e tyre.
Isabelle shprehet:

Ai sillej si arrogant. Por sapo e njoha më mirë, kur bisedonim për politikën, familjen dhe fëmijët e tij, kuptova se është njeri i mirë. Ai nuk është arrogant, por kështu e tregon veten para të tjerëve.”
Kur Isabella mësoi se kishte ngelur shtatzënë ajo ishte frikësuar shumë, por i dashuri i saj e mbështeti deri në fund, ku ata zgjodhën edhe të jetojnë së bashku.
Joseph bleu edhe një shtëpi në Miami. Pavarësisht se tashmë po planifikojnë dasmën, Isabella thotë se në fillim askush nga familja dhe shoqëria e saj nuk e mbështeti për lidhjen me një burrë 33 vjet më të madh.

Isabella shton:
Familja ime ishte e shqetësuar për diferencën në moshë. Kam humbur miqtë. Shumë prej tyre shkonin në universitet, ndërsa unë isha bërë nënë. Jetët tona shkuan në drejtime të ndryshme.”
Ndërsa Joseph thotë:

Më pëlqeu mënyra se si ajo vepron dhe sa e pjekur është. Të tjerët mendojnë se unë jam lidhur me atë për shkak të bukurisë së saj, por kjo nuk është arsyeja.”