Më bukur se Jon, nuk e festoi askush Ditën e Falenderimeve
Dita e Falenderimeve, një traditë amerikane ka filluar të përfshihet edhe në familjet shqiptare. Këtu nuk bën përjashtim as familja e Ardit Gjebreas. Djali i tij, Jon ka postuar një foto në Instastory ku shpreh falenderimet e tij. Dhe siç kuptohet nga foto, është një tryezë e shtruar për të konsumuar vaktin e darkës për 6 persona. Falenderimet i Jonit i shkojnë njerëzve të tij të dashur, prindërve, gjyshes, motrës dhe të dashurës së tij. Këtë mbrëmje me ta si duket e ka kaluar edhe e dashura e Jonit, Meri, siç na lënë të kuptojmë numri i karrigeve dhe i servisit të ushqimit. /Kids’ Time
