‘Më duket sikur të përkëdhela shumë’ Ja mesazhi i fortë që e bëri Deborën të shpërthente në lot
Deborah Keçi është padyshim nga ato vajza së cilës e ke të pamundur të mos i kushtosh vëmendje kur të kalon pranë.
Plot hijeshi, estetikë, elegancë në sjellje dhe me një formë fizike të përkryer, ajo është ndër modelet më të mira për t’u ndjekur në jetën e secilit prej nesh. E ftuar speciale në D-Night në Rtv Ora, ajo foli si kurrë më parë për jetën e saj dhe pikën e dobët që ka në jetë.
Sipas saj dashuria për mamin është e vetmja dashuri pa kushte dhe për këtë ekskluzive e ëma bëhet pjesë e emisionit duke i dërguar një letër.
Më poshtë gjeni letrën e dedikuar Deborës
Beba ime! Je rritur para syve te mi si beba ime, sepse ti vete e ke kerkuar kete, ma ke kapur doren qe e vogel dhe vazhdon te ma shterngosh ate, kur ti me therret nena ime, kjo fjale merr kuptimin e saj te vertete dhe te them qe je krenaria ime ti e di qe per mua nuk eshte aq e lehte.
Fjalet si pa dashje dolen me rime, por rima e jetes time je ti, se ma ke shtruar aq bute dhe kendshem rrugetimin tend që une te ndihem e qete dhe rehat.
Ti Deborah- qe ne shqip do te thote Bletë- si ajo bleta punetore ke punuar fort ne rrugetimin tend, sepse ke besuar bindshem se me pune arrihet gjithçka. Forca jote qendron ne vullnetin tend, ne deshiren per ti bere gjerat mire e bukur dhe ne pozitivitetin qe percjell.
Ti ke lindur me shpirtin e gares, te pelqejne sfidat dhe ndryshimet, bota jote eshte plot me ngjyra…Me duket sikur te perkedhela shume…Ti e din qe me pelqen me shume roli I kritikes, sepse ne kritiken e forte te nenes ka dashuri dhe dhimbshuri, prandaj po filloj:
1- Mos e fillo fjaline me Unë….por me Ne…
2- Ahaha mos u tremb se s’do vazhdoj. Te dua shume shume drita ime, dashuria jone.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: