Më e bukura nuk ishte parë, këto pamje zbulojnë surprizën dhe videomesazhin për Alban Dudushin
Pak më parë pamë me foto surprizën që stafi i Top Show kishte përgatitur për drejtuesin e programit. Tashmë përmes një videoje kuptojmë më mirë çfarë ka ndodhur.
Ndërsa në studio ishin të ftuar Tinka Kurti, Luftar dhe Gazmend Paja, në ekranin pas Albanit nisin të shfaqen pamje që ai nuk i priste e që kishin atë në qendër. Një video me çaste të karrierës 17-vjeçare në ekran, që zënë një pjesë të konsiderueshme të viteve që ai mbush sot, plot 45, por dhe ca çaste familjare, siç ishin ato me të birin Kroi Art, që kurrë nuk e kishim parë kaq qartë.
Tinka Kurti dhe Luftar Paja nisën të duartrokisnin në këmbë për Albanin, Gazmendi ndihmoi me shampanjën, Marsela nisi të këndonte, Albana dhe Ervini sollën tortën
Alban Dudushi surprizohet nga stafi i "Top Show" përmes një videoje për 45 -vjetorin e tij. Reagimin e Dudushit pas realizimit të surprizës, mund ta ndiqni në këtë video…
Posted by TOP SHOW on Friday, December 22, 2017