Më e mirë e ëma se të bijat! Demi Moore eklipson vajzat e saj në tapetin e kuq!

Demi Moore dukej përrallore në premierën e filmit të saj të fundit, “The Substance” në Los Anxhelos. Ylli 61-vjeçar shoqërohej në tapetin e kuq nga tre vajzat e saj. Në këtë film, Moore interpreton një personazh të famshëm që po përjeton një periudhë rënieje dhe vendos të përdorë një ilaç të tregut të zi, një substancë që përsërit qelizat dhe krijon përkohësisht një version më të ri dhe më të mirë të vetes. Duket sikur ajo në fakt po bën të njëjtën gjë edhe në jetën reale! Kjo sepse edhe pse është 61 vjeç, duket se po duket gjithnjë e më mirë!

“Më e bukur se kurrë”: Demi Moore eklipson vajzat e saj

Edhe pse mbetet një nga femrat më të njohura dhe më të dëshirueshme në industrinë e filmit, Demi së fundi foli për pasiguritë e saj në vitet ’90. Aktorja tha për “The Guardian” se, në vitet 90, femrat nuk konsideroheshin tërheqëse nëse nuk ishin të holla.

“Më e bukur se kurrë”: Demi Moore eklipson vajzat e saj

“Më e bukur se kurrë”: Demi Moore eklipson vajzat e saj

Duke iu referuar dekadash të tëra dietash dhe ushtrimesh të mundimshme fizike, aktorja thotë tani se ndihet e trishtuar për atë që i ka bërë vetes. Demi ka rrëfyer se ishte “brutale” me veten. “Autokritika, kërkimi i përsosmërisë, përpjekja për të hequr qafe ‘të metat’ duke u ndjerë gjithashtu e refuzuar dhe e dëshpëruar – asnjë nga këto gjëra nuk është ekskluzive për gratë”, tha ajo duke vënë në dukje se burrat gjithashtu ndjejnë pasiguri për trupin e tyre. “Të gjithë kemi pasur momente kur kthehemi dhe përpiqemi të korrigjojmë diçka. Ne shohim këto gjëra të vogla që askush tjetër nuk i vëren, por jemi kaq të fokusuar në gjithçka që nuk jemi. Por nëse të gjithë ne fillojmë të mendojmë se vlera jonë është vetëm në pamjen tonë, atëherë përfundimisht do të shkatërrohemi”, u shpreh Demi.

Share With:
Translate »
51 Views