Me foton e ëmbël familjare, Spiropali uron Vitin e Ri: Ju lus dhe ju ftoj që kjo festë të jetë rast për më tepër mirëkuptim e paqe

Ministrja Elisa Spiropali ka uruar në një mënyrë të vecantë vitin e ri 2023. Ajo ka postuar një foto të ëmbël familjare dhe uron shqiptarët për ardhjen e vitit të ri.

“Të dashur shqiptarë dhe shqiptare kudo ku ndodheni. Ju gra, burra, vajza, djem, nxënës, studentë, nëpunës, fermerë, ushtarakë, punëtorë, pensionistë, profesionistë të të gjitha fushave, pavarësisht nëse jeni optimistë apo skeptikë, të këtij apo atij besimi fetar apo ngjyrimi politik, j’u lus dhe j’u ftoj që festa e Vitit të Ri të jetë rast për më tepër mirëkuptim, më tepër paqe, dashuri, urtësi, bashkërendim, shpresë, në të mirë të begatimit të tashëm dhe të ardhëm të vendit tonë të bekuar dhe njerëzve tanë të mrekullueshëm. Me ❤ Gëzuar” shkruan Spiropali në postimin e tij

Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Share With:
Translate »
114 Views