Me foton e Xhensilës dhe Ajkës, Bes Kallaku bën dedikimin special: Dhurata më e bukur e jetës
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga çiftet më jetëgjatë të ekranit. Shpesh ata i bëjnë dedikime dashurie njëri-tjetrit në rrjete sociale. Megjithatë prej momentit kur janë bërë prindër, çdo gjë vërtitet rreth Ajkës. Së fundmi, Besi ka publikuar një foto të Xhensilës me vogëlushen teksa pikturojnë dhe shkruan: “Dhurata më e bukur e jetës”. Këto dedikime përveçse tregojnë raportin perfekt që gëzon Xhensila fhe Besi, përçojnë edhe mjaft energji të mirë tek gjithë ndjekësit e tyre.