Me foton më të ëmbël, Arbana Osmani tregon sa është rritur Dielli

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë në Tetor të vitit 2020. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Diell.

Përgjatë këtyre muajve Arbana është treguar shumë e rezervuar rreth vogëlushit, duke publikuar shumë rrallë foto në rrjete sociale. Një ndër këto të rralla herë është kjo e premte. Moderatorja ka publikuar foton më të ëmbël me Diellin në krahë, portretin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

Shihet se vogëlushi është rritur shumë që nga hera e fundit kur e kemi parë. “Këtë pasdite, me rrezen time të vogël të dritës”, ka shkruar Arbana krahas fotos.

Share With:
Translate »
407 Views