Me foton nga fëmijëria, Fifi bën një “rezyme” të jetës së saj, duke i dedikuar vetes fjalët më frymëzuese

Një ndër personazhet më të sinqertë të ekranit shqiptar, është padyshim Fifi. Pozitive, e çiltër, energjike, e mbi të gjitha e drejtpërdrejtë.

Ditën e sotme duket se këngëtarja “është ndalur” për një sekondë duke kthyer kokën prapa e duke bërë një rezyme të jetës së saj. Si rrallëherë, duke publikuar një foto teksa ishte ende fëmijë, Fifi ka treguar se jeta nuk ka qenë aspak e lehtë, e megjithatë nuk ekziston asgjë për të cilën është bërë pishman. Cdo gjë që sheh, përjeton, kalon, ka shërbyer si frymëzim e mbi të gjitha e ka shndërruar në gruan e fortë që ajo është sot.

“Filloreta e vogël. Nuk jam pishman për as edhe një gjë n’jeten time .. kam kalu deri më sot sfida , brryla, kam qarë, kam qesh , kam rënë , jam çu , kam dashuru e do dashuroj prap jetën . Faleminderit Zot që çdo ditë më jep mundësinë të jetoj dhe një ditë më shumë, e më jep forcë me u inspiru e frymëzu prej rutinës që e jetoj, e njerëzve që më rrethojnë. Unë jam një grua e fortë.. po unë jam .. e di çka du edhe e di pse e du diçka .. Me dashuri FILLORETA R.”

View this post on Instagram

Little Filloreta 🥰

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

Ne na vjen mirë që në epokën e internetit, ku e vetmja ndjenjë që shfaqet është lumturia, ekzistojnë akoma personazhe të cilët nuk ngruojnë të tregojnë realitetin prapa fotove të bukura. Përpos të gjithave, çdokush në jetë kalon vështirësi dhe periudha të errëta. E rëndësishme është që gjithçka, në fund, të shpërbejë në të mirën tonë./News31

Share With:
Translate »
479 Views