Me fustan të ngushtë rozë dhe bebin aty brenda, Sara shkëlqeu tek festa e Ledionit

Ledion Liço feston sot ditëlindjen.

E nisi ditën me një urim plot emocion nga bashkëshortja Sara Hoxha (lexo këtu) për ta vijuar më pas me një nismë të çmendur të Lorit për ta kthyer kunatin me çdo kusht në Instagram.

Pak më parë, filloi festa e ditëlindjes së 33-të të Ledionit, ku kunata e tij prin ahengun duke kërcyer pa u ulur në asnjërën nga videot e publikuara nga Sara.

 

Një detaj i veçantë është ai i menusë, në të cilën koktejlet e zakonshme janë zëvendësuar me emra nga spektaklet që ka prezantuar Ledioni në Top:

“The Wake Up” (Për ponch-in me tekila)

“The Top Awards” (Për Cuba Libre-n)

“The Big Brother” (Për New Fashion)

E kështu me radhë.

Gjithashtu, një pikturë e kuruar e Ledionit në një shkop iu shpërnda të ftuarve.

Por qershia mbi tortë padyshim ishte Sara e cila mezi na zbuloi pak nga looku i saj. Duke qënë se motrat Hoxha asnjëherë nuk zhgënjejnë me zgjedhjet e tyre, ishim shumë kuriozë të dinim se cfarë kishtë zgjedhur Sara e cila është edhe në pritje të ëmbël. Kjo foto ku duket si karamele, padyshim do të jetë më e bukur a 33-vjetorit të Ledionit. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
765 Views