“Më ka nderuar!” Lot në studio, babai i Lorit dhe Jurgenit emocionon me fjalët për ta

Babai i dy balerinëve të Dancing With the Stars, Lori dhe Jurgen surprizoi dhe emocionoi fëmijët e tij në emisionin “Se Luan Topi”.

Mes ndjesive pozitive, ai tregon se i mungon shumë Jurgeni, i cili jeton në Amerikë.

“Unë nuk mund t’ia prish dëshirën që ka edhe atje ka arritur sukses, më ka nderuar edhe në Amerikë”, flet babi i tij me krenari.

“Megjithatë jam me gocat edhe Jurgeni vjen pak më shpesh, na shikon, malli na merr shumë”, shprehet ai mes lotëve.

Babai i dy balerinëve zbulon se dëshiron që “Dancing With the Stars” ta fitojë Jurgen.

Jurgen arriti të kapë finalen me partneren e tij Megin ndërsa Lori u eliminua në gjysmëfinale me Salsanon.

Share With:
Translate »
91 Views