Me kapele kashtë në kokë, Rama shijon fundjavën me Lindën dhe Zahon në Linzë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta kalojë këtë të shtunë pranë familjes së tij. Ai ka preferuar që të shijojë fundjavën me diell me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre, Zaho në Linzë, tek “Kapelet”.
Rama ka ndarë një foto pikërisht nga ky vend, ku shfaqet i qeshur në krah të bashkëshortes dhe djalit të vogël, ndërsa në kokë mbajnë nga një kapele kashte.
“Kapelet” në Linzë, historia e suksesit të një emigranti, Arlindit, që ka krijuar një oaz unikal shijeje estetike dhe gatimi, duke ripërpunuar menunë e traditës shqiptare. Pamja pastaj është”, shkruan Rama në foton që ka shpërndarë në Facebook.