Me këtë foto të Roman, Sara Hoxha sapo na tregoi se këtë vit në shtëpinë e tyre do ketë dy pemë Krishtlindjesh, për arsyen epike!
Këtë vit të gjithë kemi nevojë për festë, drita e ngjyrë, pas një periudhe të vështirë që po kalon gjithë bota.
Pavarësisht se jemi ende 1 muaj larg Krishtlindjes, shumë njerëz kanë nisur të zbukurojnë shtëpitë dhe të ndjejnë atmosferën festive.
Deri tani kemi parë se bredhi i Vitit të Ri është vendosur në shtëpinë e shumë personazheve publike, si Xhensila Myrtezaj, Arbana Osmani, Tuna, Elita Rudi etj.
Listës i është bashkuar së fundmi edhe familja e Ledionit dhe Sarës, të cilët ndër të tjera paskan në plan të vendosin dy pemë, një për të vegjëlit dhe një normale.
Ishte Sara ajo që publikoi një foto të djalit të saj të vogël që qëndronte para bredhit, teksa ka shkruar:
Fëmijët kanë pemën e tyre të Krishtlindjeve këtë vit. Më shumë sepse ata donin një bredh me ngjyrë të kuqe, gjë që mua s’më pëlqente.
![]()
E pranojmë se Roman dhe London paskan shije të veçanta dhe e kanë dekoruar shumë bukur pemën e tyre të kuqe.
Ndërkohë ne po presim të shohim se si do duket pema e Vitit të Ri, e dekoruar nga mami Sara.