Me këto foto, nuk kemi më asnjë dyshim për shtatzaninë e Marinës

Dy vitet e fundit duket se kanë qenë një seri e vazhdueshme pushimesh për çiftin Getoar Selimi-Marina Vjollca.

Nga Saint Moritz në Miami e në Kuba, dyshja ka shëtitur në disa prej destinacioneve më të lakmuara në të gjithë botën dhe tashmë i ka ardhur radha një tjetri.

Pas disa ditëve qëndrimi në Londër, Marina dhe Getoari kanë udhëtuar drejt vendit që konsiderohet parajsa mbi tokë: Barbados.

Ka qenë Getoari ai që ka zbuluar vendndodhjen nëpërmjet një postimi në Insta Story ku ka treguar plazhin magjepsës me rërë të bardhë.

Ndërsa bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca ka postuar foto e video nga rehatia e një shezlongu duke bërë “Gëzuar” me ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërsa është folur për një shtatzani të mundshme të bukuroshes, tani heqim çdo dyshim, pasi në muajt e parë të shtatzanisë, jo vetëm që nuk udhëtohet aq larg, por edhe alkooli është rreptësisht i ndaluar. Kështu që Marina na e përgënjeshtroi edhe një herë lajmin, me mënyrën e saj. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
666 Views