Më krenare se kurrë, Anxhelina shkruan këto fjalë për performancën e Albërijes

Albërije Hadërgjonaj i emocionoi të gjithë mbrëmjen e kaluar me performancën e ndjerë të këngës ‘Ku ta gjej dikë ta dua’ në pallatin e Kongreseve. Artistja u duartrokit nga i gjithë publiku në sallë, të cilët e vlerësuan si gjithmonë vokalin e saj.

Duket se në një moment si i djeshmi, nuk ka munguar mbështetja e vajzës së saj, Anxhelina. Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një video ku i ka treguar të gjithë ndjekësve se nga cili person e ka gëzuar vokalin e saj. “Ja nga kush e kam trashëguar zërin, madhështorja”, ka shkruar Anxhelina në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se vetë bukuroshja është shkëputur prej kohësh nga skena shqiptare, ndonëse ka premtuar për të gjithë se shumë shpejt do të rikthehet sërish.

Share With:
Translate »
410 Views