“Më mirë tani se sa më vonë kur vajza të rritet e unë të të tradhëtoj” Ilnisa rrëfen gjithçka për ndarjen
Pasi heshti për muaj të tërë rreth ndarjes së saj nga Meriton Mjekiqi, Ilnisa Agolli ka vendosur më në fund të flasë hapur. Në një intervistë të dhënë për emisionin “UëTëFë Show”, gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 hodhi dritë mbi arsyet që çuan në fundin e lidhjes së komentuar gjerësisht.
Kur u pyet nëse kishte provuar ndonjëherë një dashuri të çmendur, Ilnisa dha një përgjigje që linte shumë për të interpretuar.
“Mendoj që ne dashurohemi në momente të ndryshme dhe në forma të ndryshme. E dua ndjenjën, por është ndryshe në kushtet e izolimit.”
Fjalët e saj sugjeruan që dinamika e krijuar brenda shtëpisë së BBVA ishte e veçantë, por jo domosdoshmërisht autentike apo afatgjatë.
Por kur biseda u bë më konkrete dhe moderatorët kërkuan të dinin nëse ajo lidhje mund të cilësohej dashuri, Ilnisa u shpreh pa mëdyshje:
“Nuk besoj. Ishte një çast i vështirë për mua, kisha njerëz kundra, doja një mbështetje. Askush nuk më kuptonte. Unë e ndieja që nuk më donin dhe në një moment shumë të dobët timin pashë një njeri që ndoshta edhe ai aty brenda mund të ketë qenë i vërtetë. Por realiteti ta transkripton ndryshe të vërtetën dhe ta zbardh ndryshe historinë. Se po flas me terma gazetareske, ngjarja shpaloset në terren dhe aty nuk funksionoi. Për aq sa zgjati, u kënaqa.”
E pyetur nëse kishte një peng apo diçka që nuk do ta kishte bërë sërish në Big Brother, Ilnisa u shpreh qartë: “Rrethi im i afërt e di mjaft mirë pengun tim atje. Unë jam një njeri shumë i vështirë. Sidomos për të krijuar raporte romantike. Atje nuk e di ç’ndodhi. Realisht nuk e di. Atje humb filli i arsyes.”
Ndërkohë, e pyetur rreth arsyes së ndarjes nga babai i vajzës, Ilnisa u përgjigj kështu:
“Jam ndarë me tê pikërisht për këtë arsyeje, më mirë ndahemi tani se sa më vonë kur vajza të rritet e unë të të tradhëtoj, dhe fêmija të ketë një traumë të vetën. E urrej këtë gjë rrimë bashkë nëse duhemi. Unë kam një intuitë shumë të mirë dhe e kam kuptuar që po vjen fundi përpara se të vijë fundi,” tha ajo.