Më në formë se kurrë! Bashkëshortja e Granit Xhakës shkëlqen në muajt e fundit të pritjes së ëmbël

Dy muaj më parë, futbollisti i njohur i Arsenalit, Granit Xhaka, lajmëroi në profilin e tij në Instagram se do të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Leonita, është në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre, gjininë e të cilit ende nuk e kanë zbuluar për publikun.

Tashmë, Leonita është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe Graniti ka ndarë në Instagram një foto të këndshme me bashkëshorten, e cila duket super në formë.

E veshur me një fustan të verdhë, asaj i duket barku i rrumbullakosur mbi të cilin Graniti dhe Leonita kanë vendosur duart, teksa shohin njëri-tjetrin.

Foton e publikuar, ai e ka shoqëruar me emojin e një bebushi dhe një zemër të kuqe.

Share With:
Translate »
561 Views