Më në fund ia doli dikush! E bija i merr vëmendjen Beyonce-s!
Vajza e Beyonce, Blue Ivy është shndërruar në një zonjushë të vërtetë. Ato u shfaqën krah njëra-tjetrës në premierën e filmit “Mufasa: The Lion King”, me fustane gold dhe dukeshin rrëzëllitëse.
Në “Mufasa”, Beyonce luan zërin e luaneshës Nala, ndërsa roli i këlyshes luaneshë Kiara është zënë nga Blue Ivy.
Beyonce u paraqit me fustan disi më të ekspozuar, ndërsa Blue Ivy ngjante si princeshë Disney plot elegancë.
Me këtë rast 12-vjeçarja ja mori vëmendjen të ëmës pasi të gjithë sytë ishin tek ajo.
Në këtë eveniment mori pjesë edhe reperi Jay-Z, dalja e tij e parë pas skandalit me Diddy.