Me një baba anglez e një mama amerikane, çfarë pasaporte do të mbajë fëmija i Meghan dhe Harry-t?
Deri sa të vijë në jetë djali i tyre, ca tema do t’i sheshojë media. Pasi diskutuam emrin, titullin e se kush do kujdeset për të do mësojmë edhe ç’pasaportë do mbajë fëmija i Harry-t dhe Meghan. Me një mama amerikane dhe një baba anglez, përpos pasaportës angleze që e merr nga i ati, fëmija i tyre mund të marrë edhe pasaportën amerikane nga e ëma. Gjithmonë nëse Meghan e ka me dëshirë dhe do aplikojë për të. Akoma pa lindur dhe i ka dy nënshtetësi.
